Bayern Munich ka prezantuar fanellat e reja për sezonin e ardhshëm.

Skuadra gjermane, do të debutoj me fanllet e reja qysh nesër, në gjysmëfinalen e Ligës së kampionëve, ndaj PSG-së, shkruan IndeksOnline.

”Në këtë ndeshje të veçantë, Joshua Kimmich , Michael Olise , Harry Kane  dhe pjesa tjetër e ekipit do të veshin një fanellë që përfaqëson gjithçka që përfaqëson klubi: besim, aurë dhe mentalitet absolut fitues. Me ngjyra të kuqe dhe të bardha të ndezura, fanella e re e shtëpisë kombinon traditën me një dizajn modern dhe mbresëlënës – e krijuar për momente të mrekullueshme.”, thuhet në njoftim.

Në nder të titullit të Bundesligës të këtij viti, kakaduja legjendare shfaqet për herë të parë si një simbol në gjoks – një simbol me rëndësi të veçantë për klubin./IndeksOnline/