Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se nesër, më 06.05.2026, hyrje/daljet e reja të zonës së Nisjeve dhe Arritjeve do të jenë të mbyllura përkohësisht për shkak të punimeve.
Për të gjitha fluturimet (nisje dhe arritje), udhëtarët duhet të shfrytëzojnë hyrjen e vjetër të terminalit (Departures).
Sipas njoftimit, nga data 07.05.2026, hyrje/daljet aktuale do të rikthehen në funksion normal.
Nga aeroporti kërkojnë ndjesë për çdo shqetësim dhe falënderojnë udhëtarët për mirëkuptimin.

