Ministri britanik i Mbrojtjes, Lord Vernon Coaker, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë.

Pas takimeve në Ambasadën Britanike, ai ka vizituar sot Ministrinë e Mbrojtjes, ku u prit nga zëvendësministri i parë, Gegë Lleshi dhe zëvendëskomandanti i FSK-së, Enver Cikaqi, shkruan IndeksOnline.

Së bashku, ata diskutuan reformën e mbrojtjes, zhvillimin e kapaciteteve dhe forcimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit Britani e Madhe-Kosovë.

“Gjatë drekës, ai u takua me një grup mbresëlënës të personelit të FSK-së që kanë ndjekur kurse ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar, duke reflektuar mbi përvojat e tyre dhe vlerën e qëndrueshme të arsimit profesional ushtarak në zhvillimin e lidershipit, ndërveprimit dhe partneritetit afatgjatë” thuhet në njoftimin e Ambasadës./IndeksOnline/