Brikena nga “BBVA” ngjall kuriozitet me postimin e fundit në rrjetet sociale
Brikena, ish-banorja e formatit “Big Brother Vip Albania”, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj më të fundit në rrjetet sociale. Ajo ka shpërndarë një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, krahas së cilës ka shkruar fjalët misterioze: “Gjëra të bukura po vijnë.”
Ky mesazh i shkurtër, por intrigues, ka ngjallur spekulime mes fansave dhe ndjekësve lidhur me projekte të reja apo zhvillime në jetën e saj profesionale. Kujtojmë se Brikena aktualisht po përjeton një lidhje dashurie me ish-finalistin e po të njëjtit format, Mateo Borri.
