Kurti synon 60% në zgjedhje: “Ata që refuzojnë, humbasin”
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur besimin se partia e tij mund të sigurojë 60% të votave në zgjedhjet e 7 qershorit. Kjo deklaratë u bë gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), siç raporton Express.
Kurti theksoi se më 7 qershor, ata që vijnë me propozime konkrete do të dalin fitimtarë, ndërsa ata që shprehin refuzim do të pësojnë humbje.
“Ne propozojmë, ata bllokojnë. Por më 7 qershor, ne që propozojmë fitojmë, ata që refuzojnë përfundojnë. Fitorja nuk do të jetë vetëm e imja. Së bashku për fitore të thellë, nuk lëshojmë pe, me punë dhe nder, drejt fitores”, ka deklaruar Kurti.
Ai e cilësoi bllokimin si veprim të humbësve dhe irracional. “Ata po bllokojnë, por ne do të vazhdojmë”, shtoi Kurti.
