Agon Maliqi vlerëson: Vetëvendosje nuk do të arrijë 60% të votave, skenari realist është kthimi rreth 41%
**Prishtinë** – Opinionisti Agon Maliqi ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e udhëhequr nga Albin Kurti, nuk mund të sigurojë 60 për qind të votave në zgjedhjet e 7 qershorit.
Kjo deklaratë vjen pas synimit të shprehur sot nga Kurti, se LVV-ja ka si objektiv marrjen e 60 për qind të votave në zgjedhjet e ardhshme. I ftuar në KlanKosova, Maliqi theksoi se pritjet dhe realiteti elektoral janë dy dimensione të ndryshme.
“Dëshirat janë një gjë, faktet një tjetër. Ne nuk e dimë sesi do të reflektojë elektorati me këto ndryshime, mund të shkojë në çdo drejtim. Unë mendoj se është shumë realiste të pritet që të kthehemi më afër atij 41%, sesa të përsëritet 51%, e lëre më rritja në 60%. Shumë faktorë tregojnë se ky është skenari më realist”, tha ai.
