Asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Obiliq, Muhamet Preniqi, ka kërkuar një debat publik me ministrin në detyrë të Infrastrukturës, Dimal Basha.
Kërkesa e Preniqit, siç ai ka deklaruar në një prononcim për IndeksOnline, vjen si pasojë e deklaratave të ministrit Basha, të cilat, sipas asambleistit të LDK-së, kanë ofenduar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Gjithashtu, Preniqi ka përmendur rastin e fundit që ka nxitur reagime të forta në opinion publik, lidhur me vendosjen e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në zyrën e ministrit Basha. Kjo deklaratë, siç u raportua, ishte vendosur në mënyrë të papërshtatshme, duke u gjetur në dysheme, pas një divani.
Sipas asambleistit të LDK-së, veprimet dhe deklaratat e ministrit Basha gjatë ditëve të fundit kanë nxitur shqetësime dhe reagime të shumta, prandaj është i domosdoshëm një debat i hapur publik për këto çështje.
IndeksOnline
