Albin Kurti fton vullnetarë për zgjedhje: “Jeni shpirti i Lëvizjes”

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar qytetarët të angazhohen si vullnetarë në mbështetje të partisë së tij, në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit.

Në një mesazh video të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Kurti theksoi se “vullnetarët janë shpirti i Lëvizjes”.

Ai u bëri thirrje të gjithëve, djem dhe vajza, që të bashkohen me qëllim “për të vazhduar dhe shtuar punët e mira”, siç u shpreh ai.