Sergio Ramos mund të rikthehet te ish-skuadra e tij, Sevilla.
Këtë herë jo në rolin e futbollistit por si president, pasi që ai po tentojë të blejë klubin ku u rrit.
Ramos, madje ka mbajtur një takim me drejtuesit e Sevillës rreth kësaj çështje.
Ky takim ka vazhduar që nga mëngjesi i sotëm dhe rreth orës 19:00, Julio Senn, avokati i Ramos , u largua pa bërë asnjë deklaratë. Një marrëveshje duhet të arrihet këtë maj , përpara se blerës të tjerë potencialë të mund të hyjnë në ofertë pasi të skadojë periudha e ekskluzivitetit për grupin e formuar nga futbollisti dhe rrjeti i tij i biznesit me kompaninë Five Eleven Capital.
Biznesmeni argjentinas Martín Ink , Drejtor Menaxhues dhe themelues i Five Eleven Capital, është gjithashtu i pranishëm, si dhe disa nga anëtarët e familjes së Ramos. Kontaktet janë mbajtur pavarësisht situatës aktuale sportive të ekipit, por sot ata u takuan ballë për ballë.
Mbetet të shihet se a do të mundet Ramos të ketë sukses në këtë pozitë te klubi nga Andaluzia, pasi që Sevilla po lufton për mbijetesë këtë sezon./IndeksOnline/
