Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, zhvilloi mbrëmë një vizitë në Vushtrri. Ajo shoqërohej nga kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Osmani theksoi se Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për zemër dhe afërsi mes njerëzve.

Në postimin e saj të plotë, ajo shkruan:

“Mbrëmë në Vushtrri, në Odën historike të Haxhi Feriz Zekollit – aty ku dikur shqiptarët lanë pas hasmëritë për t’u bashkuar si një, e sot po vazhdojmë të njëjtën rrugë: rrugën e bashkimit, të respektit e përkrahjes për njëri-tjetrin. Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për zemër e afërsi mes njerëzve.”