Xabi Alonso po flitet se është kandidat potencial për stolin e Chelseat.

Madje në rrjetet sociale qarkulloi një foto, ku shihej trajneri spanjoll duke firmosur një fanellë të Chelseat, shkruan Indeksonline

Përveç kësaj, raportohej se ish-trajneri i Leverkusenit dhe Real Madridit ishte në Londër.

Megjithatë ne mësojmë se kjo nuk është e vërtetë, madje edhe fotoja e trajnerit duke firmosur fanellën e bluve të Londrës është e gjeneruar me ChatGpt.

Kjo foto i përket Lionel Messit, futbollistis argjentinas, duke firmosur një fanellë të Kombëtares së Argjentinës./Indeksonline/