Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Korishës, një ndër ngjarjet më tragjike të luftës në Kosovë. Më 13 maj 1999, forcat ushtarake dhe policore serbe kryen një krim të rëndë, duke ekzekutuar 77 civilë shqiptarë në Korishë të Suharekës.
Në përkujtim të kësaj dite të dhimbshme, qytetarë, familjarë të viktimave dhe përfaqësues institucionalë nderojnë kujtimin e 77 civilëve të pafajshëm. Këta viktima u vranë barbarisht gjatë sulmit të forcave serbe mbi popullatën civile të Korishës dhe fshatrave përreth.
Masakra ndodhi pasi banorët e fshatrave Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc ishin ndaluar dhe grumbulluar nga ushtria dhe policia serbe. Ky sulm i përgjakshëm rezultoi me vrasjen e dhjetëra personave dhe shkatërroi qindra familje, duke u shndërruar në një nga krimet më të rënda të kryera ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.
E njohur si “Dita e Martirëve” në Korishë, kjo ngjarje tragjike përkujtohet çdo vit si simbol i dhimbjes, sakrificës dhe kujtesës për viktimat e pafajshme që humbën jetën në pranverën e vitit 1999.
