Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka cilësuar listën e partisë së tij si të pasur me kandidatë nga profile, profesione dhe statuse të ndryshme shoqërore.

Krasniqi i cili zgjodhi që të mos garoi në garën për deputet ashtu siç zgjodhi në zgjedhjet e fundit tha se Kosova ka nevojë për njerëz që dinë të punojnë, të bashkëpunojnë dhe të mbajnë përgjegjësi.

Postimi i plotë:

Kosova, sot ka shumë nevojë për njerëz që dinë të punojnë, të bashkëpunojnë dhe të mbajnë përgjegjësi.

Prandaj, në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, përveç se mbi 50% janë kandidatë që garojnë për herë të parë, ka profile nga më të ndryshmet, që përfaqësojnë të gjitha shtresat e shoqërisë: profesionistë, të rinj, pensionistë, çlirimtarë, mërgimtarë dhe kandidatë me përvojë, por me një bindje të përbashkët: se ky vend meriton dhe mundet më shumë dhe më mirë.

Suksese secilit kandidat dhe kandidate që garon në listën tonë.

Më 7 qershor, zgjidhni 10 kandidatët tuaj nga kjo listë, duke filluar nga Kryetari Bedri Hamza, dhe bëhuni pjesë e një përfaqësimi që beson në Kosovë, në punë dhe në të ardhmen e saj./Indeksonline/