Sulm ndaj futbollistit uruguaian Lucas Torreira në një qendër tregtare.
Sipas raportimeve nga mediat turke, një person e ka sulmuar mesfushorin e Galatasarayt, ndërsa më herët kishte publikuar në rrjetet sociale kërcënime serioze ndaj tij, duke shprehur madje edhe qëllimin për ta vrarë, shkruan Indeksonline
Agresori thuhet se është i fiksuar pas partneres së Torreirës dhe ndaj tij ekziston edhe një urdhër ndalimi. Autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me incidentin./Indeksonline/
Un hombre golpeó al futbolista Lucas Torreira en un shopping: el agresor había manifestado en redes sociales su intención de matar al jugador uruguayo, ya que está obsesionado con su novia y tiene una orden de alejamiento. pic.twitter.com/S5XrLmPxLs
— MDZ Online (@mdzol) May 13, 2026
