**Daut Haradinaj pritet ngrohtësisht në Likoc: Kujtimet e luftës dhe heronjve të trevës**
Daut Haradinaj ka zhvilluar një takim në Likoc të Drenicës me dhjetëra banorë të zonës, një vend që ai e cilësoi si të shenjtë për veten dhe për Kosovën.
Haradinaj theksoi se çdo vizitë në Likoc i risjell në mendje kujtimet e luftës dhe kontributin e qindra heronjve të kësaj treve, me të cilët kishte qenë i angazhuar gjatë periudhës së luftës çlirimtare.
“Sonte në Likoc të Drenicës u prita ngrohtësisht nga Bashkim Asllani dhe dhjetëra burra të këtij vendi të shenjtë për mua dhe për Kosovën. Sa herë jam në këtë vend, më kthehet kujtesa tek lufta dhe tek qindra heronjtë e kësaj ane,” shkroi Haradinaj pas takimit.
Gjatë këtij takimi, së bashku me Arben Kiqinën dhe bashkëluftëtarë të tjerë, u ndanë kujtime nga periudha e luftës, të cilat ai i vlerësoi si të paharrueshme dhe burim frymëzimi për të ardhmen.
“Likoci, si qendër e luftës në Kosovë, mbetet gjithmonë edhe qendër frymëzimi në zemrat e shqiptarëve liridashës,” shtoi Haradinaj.
