Këngëtarja, Rihanna, ka mohuar me humor thashethemet se po pret fëmijën e katërt me partnerin ASAP Rocky, pasi së fundmi mirëpriti fëmijën e tyre të tretë.
Spekulimet nisën në rrjete sociale, ku u aludua se ajo mund të ishte sërish shtatzënë, shkruan DailyMail.
Por, Rihanna reagoi shkurt në komente, duke shkruar: “A është foshnja në bark me ne?”, duke i hedhur poshtë zërat me ironi.
Çifti, që është bashkë që nga viti 2020, kanë tre fëmijë së bashku dhe vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes për jetën e tyre familjare.
