Tifozi i njohur Trim Gashi përsërit frazën virale “A jena live?” para ndeshjes
Pak orë para një ndeshjeje të rëndësishme, tifozi i njohur Trim Gashi ka rikthyer në vëmendje një nga momentet më të komentuara në rrjetet sociale. Gjatë një interviste për emisionin “Kosova Live” në T7, ai përsëriti frazën e tij tashmë virale.
“Pyetja ime e parë është… A jena Live?”, tha Gashi duke qeshur, duke rikrijuar kështu spontanitetin e momentit fillestar që e bëri atë të famshëm.
Kjo deklaratë, e cila u shndërrua në hit falë natyrës së saj spontane, solli sërish në emisionin e sotëm nostalgjinë dhe humorin që karakterizuan shfaqjen e saj të parë.
