**Emilja Rexhepi: Komunitetet joshumicë, konstruktive për institucionet; mbështetje pavarësisht kandidatit për president**
Emilja Rexhepi, nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratska Stranka), ka deklaruar në emisionin “Info Magazinë” të Klan Kosovës se përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë do të jenë konstruktivë në procesin e formimit të institucioneve. Ajo theksoi se prioritet mbetet konstituimi sa më i shpejtë i tyre.
Rexhepi shtoi se procedura e konstituimit të institucioneve ka qenë e njëjtë që nga viti 2009. Sipas saj, pavarësisht përkatësisë partiake të kandidatit për president, ajo do të mbështesë procesin e formimit të institucioneve.
