Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbërritur në Kuvend për një takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.
Takimet mes Kurtit dhe Abdixhikut janë intensifikuar së fundmi, me diskutimet e tyre të përqendruara kryesisht në gjetjen e një zgjidhjeje për zgjedhjen e presidentit dhe shmangien e zgjedhjeve të parakohshme.
Takimi i fundit ndërmjet dy liderëve u mbajt të shtunën mbrëma, por pas përfundimit të tij nuk u bënë të ditura detaje konkrete lidhur me përmbajtjen e bisedimeve.
Kurti deklaroi shkurt se lajme apo zhvillime të reja do të ketë vetëm pasi të arrihen rezultate.
