Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë dy motoçikleta, ndërsa janë lënduar tre persona.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinë, Enis Pllana.
“Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy motoçikleta. Tre persona kanë mbetur të lënduar”, ka thënë Pllana.
IndeksOnline mëson se personat e lënduar janë dërguar për trajtim në QKUK./IndeksOnline/
