Aksident i trefishtë në aksin Lushnjë–Berat: Tre të plagosur, një në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë me tre automjete është shënuar pasditen e sotme në aksin nacional Lushnjë–Berat, pranë fshatit Kashtëbardhë. Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes së fortë, një prej automjeteve ka dalë nga rruga, duke përfunduar në tokat bujqësore dhe mbetur i bllokuar në një kanal. Dy automjetet e tjera kanë mbetur në karrexhatë.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore. Mësohet se gjendja shëndetësore e njërit prej të plagosurve është më e rëndë.

Burime paraprake nga vendngjarja bëjnë të ditur se dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë një parakalim i gabuar.

Forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e plotë të aksidentit.