Një motoçiklist ka pësuar lëndime trupore pasditen e së enjtes në Ferizaj, si pasojë e një aksidenti trafiku ku u përfshinë dy vetura dhe motoçikleta. Sipas Policisë së Kosovës, motoçiklisti i lënduar ka marrë ndihmë mjekësore. Krahas dëmeve materiale në mjetet e përfshira, aksidenti rezultoi edhe në lëndime personale. Policia njoftoi se rasti po hetohet nga njësitë përkatëse, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave. /IndeksOnline/
