**Aksident i rëndë në Elbasan: Autobusi me fëmijë basketbollistë përplaset me makinë, përfundon në pikë karburanti**
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në hyrje të qytetit të Elbasanit. Një autobus që transportonte fëmijë të një ekipi basketbolli është përplasur me një veturë, pranë një pike karburanti.
Si pasojë e përplasjes, autobusi ka devijuar nga rruga duke përfunduar brenda ambienteve të pikës së karburantit, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë Rrugore kanë mbërritur në vendngjarje për të nisur hetimet. Bëhet me dije se shoferi i veturës është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, nuk raportohen lëndime serioze mes fëmijëve në autobus.
