Një aksident trafiku ka ndodhur pak çaste më parë në qendër të Malishevës.
Lexues të IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet një veturë e dëmtuar rëndë si pasojë e përplasjes.
Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, ndërsa nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar.
Policia e trafikut është njoftuar për rastin dhe ka dalë në vendin e ngjarjes, ku po merret me hetimin e shkaqeve të aksidentit dhe rregullimin e qarkullimit.
