Një person është arrestuar, pas një aksioni policor që zuri vend në Fushë-Kosovë.
Aksioni u zhvillua në afërsi të Qendrës Kryesore Familjare, ku fillimisht u raportua mbi dyshime për një mjet shpërthyes, raporton IndeksOnline.
Njësitet policore vendosën shiritat dhe siguruan zonën, teksa ekipet përkatëse nisën hetimet.
Aksioni po zhvillohet tash e ca orë dhe para pak çastesh rezultoi me një arrestim.
IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një raporti zyrtar.
Më poshtë pamje:
