Arrestohet roja i bankës së grabitur të martën në Tiranë, pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. I arrestuari është Fehmi Çullhaj, rreth 60 vjeç, i cili shërbente si roje në momentin kur ndodhi grabitja.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre, pasi nuk ndërmori veprimet e nevojshme gjatë ngjarjes, gjë që i lehtësoi grabitësit marrjen e parave dhe largimin e tij pa hasur rezistencë, duke përdorur një skuter në rrugicat e qytetit.

Paratë, sipas të dhënave, i ishin grabitur një të moshuare, e cila ishte nisur për t’i depozituar në bankë, por nuk arriti ta bënte këtë. Raportimet paraprake tregojnë se grabitësi e ka ndjekur të moshuarën dhe ka ndërhyrë pikërisht në çastin kur ajo po hynte në ambientet e bankës.