Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova mbetet ende lojtar i Juventusit.
Zhegrova ishte shumë pranë largimit dhe vetëm skuadra e Al-Ittihadit kishte shprehur pak interesim për të, shkruan Indeksonline
Siç raporton Fabrizio Romano – Zhegrova ishte opsion i tretë i skuadrës arabe, prandaj nuk procesuan dhe nuk e morën seriozisht transferimin e tij.
Tani që afati kalimtar i verës është mbyllur, lojtari kosovar mbetet zyrtarisht te “Zonja e Vjetër” me shpresën që të ketë minuta nën urdhërat e trajnerit, Spalletti./Indeksonline/
