Albulena Haxhiu takon ambasadorin britanik, në fokus zgjedhjet e vitit 2026

Ushtruesja e Detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Në qendër të diskutimit ishte procesi zgjedhor i parashikuar për më 7 qershor 2026.

Presidenca bëri me dije se gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë te procesi zgjedhor, rëndësia e mbarëvajtjes së tij dhe ruajtja e stabilitetit institucional.

“U.D. Presidentja Haxhiu e falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe theksoi rëndësinë e partneritetit të afërt mes dy vendeve,” thuhet në njoftimin zyrtar të Presidencës, datë 25 maj 2026.