Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Amber, ka folur hapur për eksperiencën e saj në reality show, raportin me dashurinë dhe mundësinë e një romance me ndonjë prej ish-banorëve.

E ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, Amber u pyet nëse gjatë ose pas qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” kishte pasur ndonjë flirt.

Ajo tha se nuk është person që i fsheh gjërat dhe se, nëse do të kishte diçka për të treguar, do ta bënte vetë publike.

“Unë e bëj publike, nuk e kam problem fare. Rrjetet sociale kanë marrë aq shumë zhvillim sa nuk mund të fshihesh. Një drekë apo një darkë do dalësh. Sa të na i nxjerrin të tjerët të palarat, më mirë t’i nxjerrim vetë”, tha Amber me humor.

Gjatë intervistës, ajo foli edhe për ndikimin që eksperienca në “Big Brother VIP” ka pasur tek ajo.

Sipas Amber, pjesëmarrja në një format të tillë të ndihmon të kuptosh më mirë veten dhe mënyrën se si funksionon televizioni.

“Big-u të rrit në televizion, sepse mëson disa parime që nuk i mëson në një intervistë të thjeshtë. Aty kupton veten dhe mëson më shumë për vlerat e tua dhe për atë se kush je”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse koncepti i saj për dashurinë kishte ndryshuar pas reality show-t, Amber tha se për të ndjenjat mbeten të njëjta.

“Nëse dikush të do apo ti do dikë, Big-u nuk ta ndryshon këtë”, deklaroi ajo.

Ndërsa kur u pyet nëse një qëndrim më i gjatë në shtëpi mund ta kishte çuar drejt një romance me ndonjë banor, Amber dha një përgjigje të prerë.

“Jo. Unë godas që në fillim, nuk e lë për në fund”, tha ajo.