Action for Mothers and Children ka shprehur shqetësim lidhur me raportimet për një fëmijë 5-vjeçar në Lipjan, i cili dyshohet se ka pësuar keqtrajtim të rëndë në shtëpinë e tij dhe se po merr trajtim urgjent mjekësor.

Në një komunikatë për media kanë bërë thirrje për mbrojtjen e fëmijës.

“Bëjmë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme për mbrojtjen e fëmijës dhe për vënien para përgjegjësisë, në mënyrë të plotë, të personave përgjegjës. Asnjë fëmijë nuk duhet kurrë të përjetojë dhunë apo neglizhencë. Mbrojtja e fëmijëve nga dëmtimi është një përgjegjësi e përbashkët e familjeve, komuniteteve dhe institucioneve. Çdo fëmijë meriton të rritet i sigurt, me dashuri dhe i lirë nga frika dhe dëmtimi”, thuhet në komunikatë.