Brazili shënoi një gol në kohën shtesë për të siguruar fitoren 2-1 ndaj Japonisë, e cila në fund mbeti pa energji në ndeshjen e fazës së 1/16 së finales së Kupës së Botës në “Houston Stadium”.

Brazilianët arritën kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës së Botës me gol në sekondat e fundit ndaj Japonisë.

Neymar Junior nuk u aktivizua fare në këtë ndeshje, ndërsa përzgjedhësi, Carlo Ancelotti tregoi arsyen.

“Neymarin nuk e aktivizova sepse po prisja vazhdimet. Bisedova me të dhe i thashë se, nëse nuk do ta barazonim rezultatin, ai do të hynte në lojë rreth minutës së 60-të ose 65-të. Nuk doja ta ndryshoja strukturën e ekipit, sepse kishim kontrollin e ndeshjes.”

Në 1/8 e finales, Brazili do të përballet me fituesin e ndeshjes Bregu i Fildishtë – Norvegjia. /Gazeta Express/