Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore të vështirë ndaj Kongos në ndeshjen e vlefshme për fazën eliminim direkt në Kupën e Botës.

“Tre Luanët” fituan 2:1, shkruan Indeksonline

Fillimisht shënuan afrikanët me anë të Cipengas në minutën e 7’të.

Në pjesën e dytë, “Tre Luanët” u treguan më të fortë, ku shënuan dy herë.

Në të dyja rastet shënoi sulmuesi Harry Kane.

Kujtojmë që me këtë fitore, Anglia vazhdon tutje dhe në 1/8 e finales do të luajnë ndaj Meksikës./Indeksonline/