Anija daneze Maersk kalon Ngushticën e Hormuzit nën shoqërimin e SHBA-së
Kompania daneze e transportit të mallrave, Maersk, njoftoi se një prej anijeve të saj ka kaluar me sukses Ngushticën e Hormuzit, e shoqëruar nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas CBSnews, anija me flamur amerikan ‘Alliance Fairfax’ kishte mbetur e bllokuar në Gjirin Persik që nga shpërthimi i konfliktit në shkurt dhe iu ofrua mundësia për t’u larguar, e shoqëruar nga forcat ushtarake amerikane.
Në një deklaratë, kompania Maersk theksoi: “Anija më pas doli nga Gjiri Persik, e shoqëruar nga asetet ushtarake amerikane”.
Gjithashtu, dy anije luftarake të Marinës Amerikane kaluan Ngushticën e Hormuzit sot, duke hyrë në Gjirin Persik.
