Apeli shqyrton ankesën e Naim Murselit për dënimin me burgim të përjetshëm
Gjykata e Apelit pritet të shqyrtojë sot, duke filluar nga ora 11:10, ankesën e Naim Murselit, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt.
Mbrojtja e Naim Murselit kërkon anulimin e aktgjykimit të shkallës së parë ose vendosjen e një dënimi më të butë. Nga ana tjetër, përfaqësuesi ligjor i familjes së viktimës ka paraqitur gjithashtu ankesë, duke kërkuar dënim me burgim të përjetshëm edhe për Kushtrim Kokallën.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, në Bërnicë të Prishtinës, teksa ndodhej në veturë me dy fëmijët e saj. Kjo ngjarje tragjike kishte tronditur opinionin publik.
