Nga skena e teatrit në Kuvend, rrugëtimi i Arjeta Salihu-Abazit është ndërtuar mes artit, arsimit dhe angazhimit politik.
E lindur dhe e rritur në Podujevë, Arjeta vlerëson se përvoja me qytetarët, nxënësit dhe jetën komunitare e ka formësuar vizionin e saj për politikën.
Kjo qasje, sipas saj, duhet të jetë më afër njerëzve dhe problemeve reale të tyre, shkruan IndeksOnline.
Pas një eksperience të hershme si aktore në Teatrin “Avdush Hasani”, Arjeta Salihu-Abazi iu përkushtua arsimit, duke punuar për vite me radhë si mësimdhënëse në Komunën e Podujevës.
Angazhimi i saj politik vazhdoi në nivel lokal gjatë vitit 2021, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të shkurtit 2025 fitoi mandatin e deputetes në Kuvendin e Kosovës.
Në këto zgjedhje, ajo rikandidon me Lidhjen Demokratike të Kosovës, me numrin 29.
Vizioni i saj për një Kosovë të përparuar është arsimi cilësor, ekonomia zhvillimore që krijon mundësi të qendrueshme, roli më i fuqishëm i grave në shoqëri dhe një Kosove e orientuar qartë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
