Granit Pepnikaj është arrestuar nga Policia e Vlorës në Dhërmi, ku ndodhej i fshehur në një rezidencë.

Burime për Top News bëjnë me dije se Pepnikaj ishte shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për një skemë mashtrimi financiar ndaj qytetarëve të vendeve të Bashkimit Europian, e realizuar përmes Call Center-ave.

Sipas të njëjtave burime, ai u lokalizua dhe u vu në pranga gjatë një operacioni të Policisë së Vlorës, ndërsa në momentin e arrestimit ndodhej në një rezidencë në Dhërmi.

Pritet që autoritetet të japin detaje të mëtejshme lidhur me operacionin dhe procedurat që do të ndiqen ndaj tij.