Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht dy gra.
Rasti është raportuar më 9 shtator 2026, rreth orës 12:10. Sipas Policisë, i dyshuari, shtetas kosovar, është intervistuar në lidhje me rastin, raporton Indeksonline.
“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka ngacmuar dy femra kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/.
