Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, i dyshuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij, pas një mosmarrëveshjeje verbale.

Sipas njoftimit zyrtar, incidenti ka ndodhur pas konfliktit verbal mes tyre. Vajza, e cila ka pësuar lëndime, ka marrë trajtim mjekësor.

Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kompetent, i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

Ndërkohë, viktima është kthyer në shtëpi së bashku me nënën e saj. Rasti vazhdon të trajtohet nga institucionet përkatëse.