Arrestim në Gjakovë për sulm seksual
Një person është arrestuar të premten në Gjakovë, nën dyshimin për kryerjen e një sulmi seksual.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është denoncuar nga një ankuese. I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
