**Arrestim në Lipjan: Sulmoi një person me shufër metalike**

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Lipjan, nën dyshimin se ka sulmuar një bashkëqytetar me shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e të premtes, rreth orës 16:00.

Sipas raportit policor, i dyshuari, pas një mosmarrëveshje me viktimën, e ka sulmuar atë me një shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore e nevojshme. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.