Prishtinë: Projekt për tramvaj dhe autobusë elektrikë, Murati akuzon Komunën për shkelje ligjore

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar hyrjen e tramvajve dhe autobusëve elektrikë në kryeqytet. Ai theksoi se sot janë mbështetur operatorët privatë në procesin e financimit për blerjen e 15 autobusëve elektrikë dhe dy tramvajve.

Megjithatë, ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, e ka kundërshtuar këtë njoftim, duke deklaruar se Komuna e Prishtinës nuk ka ndjekur asnjë prej procedurave ligjore të detyrueshme. Sipas Muratit, çdo marrëveshje apo kontratë e nënshkruar lidhur me këtë çështje, është në shkelje të plotë të Ligjit për Partneritet Publiko-Privat.

Ministri Murati shtoi se organet e rendit duhet të veprojnë sa më parë për të parandaluar keqpërdorimin e parasë publike në këtë rast.