Visar Azemi, sekretar organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka dorëzuar në Polici materialin provues lidhur me parregullsitë e dyshuara me njehsorët elektrikë.
Paraprakisht, Azemi kishte dorëzuar dëshmi edhe në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) dhe tek Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS).
Sipas pretendimeve të LDK-së, nga një mostër prej 884 njehsorësh të verifikuar, 87% e këtyre njehsorëve për matjen e energjisë elektrike u faturonin qytetarëve shuma më të larta, madje edhe kur aplikonte tarifa më e ulët.
