Një baba nga Prizreni ka raportuar në polici zhdukjen e vajzës së tij të mitur, e cila ishte larguar nga shtëpia. Pas denoncimit, një person i panjohur e kishte telefonuar atë duke e njoftuar se vajza ndodhej në një fshat të Gjakovës dhe se aty gjendej me dëshirën e saj.
Pas marrjes së raportimit, hetuesit policorë kanë lokalizuar dhe intervistuar vajzën. Ajo ka deklaruar se “me dëshirë vazhdon të bashkëjetojë me një person mashkull kosovar”.
Rasti është regjistruar si “Person i zhdukur” në Landovicë të Prizrenit, më 18 prill 2026, rreth orës 01:35. Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në konsultim me prokurorin kompetent.
