Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar menjëherë pas konferencës së kryeministrit Albin Kurti, duke e komentuar se ai i “ftoi sa për t’ia bërë kuorumin”.
“Albin Kurti sapo na ftoj me ja ba kuorumin, tha e tërheqi kandidatën që i ka zero vota, e lë atë që i mori 64 vota, ejani ju me kundërkandidat dhe vazhdojmë”, shkruan Bajrami në Facebook.
“Albin, krejt Kosova e po e din që ja ke msy me kapë shtetin, por kjo nuk ka me ndodhë”, është shprehur tutje ajo.
“Qytetarët gjithashtu e kanë të qartë kristal se kush po i dërgon në zgjedhje prapë, kot i mban 20 konferenca brenda ditës”, përfundon Bajrami.
