Bedri Hamza në Shtime: Zgjedhjet janë për jetën e qytetarëve, jo për dramë politike
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, njëherësh kandidat për kryeministër, takoi mbrëmë qytetarët e Shtimes.
Hamza theksoi se këto zgjedhje nuk shërbejnë për polemika politike, por për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve. Ai përmendi çështje thelbësore si sigurimi i ushqimit në tavolinë, përballimi i faturave në rritje mujore, garantimi i mirëqenies së tyre, si dhe ofrimi i një kujdesi më të mirë për fëmijët dhe të moshuarit.
Ai shtoi se krizat aktuale janë pasojë e gjashtë viteve të një qeverisjeje që e cilësoi arrogante, konfliktuoze dhe pa rezultate konkrete për qytetarët.
