**Besar Sejdiu nga Universiteti Nënë Tereza: “Gjuha shqipe, amanet nga të parët tanë, do t’ua lëmë edhe fëmijëve tanë”**

Kryetari i Parlamentit Studentor të Universitetit Nënë Tereza në Shkup, Besar Sejdiu, gjatë fjalës së tij para protestuesve në Shkup, theksoi se: “Gjuha shqipe është amanet nga të parët dhe amanet do t’ua lëmë edhe fëmijëve tanë.” Kjo deklaratë, sipas tij, është arsyeja pse tre unionet studentore janë bashkuar.

Më tej, Sejdiu shtoi: “Këtu jemi dhe do të jemi. Ju respektoni Kushtetutën dhe ligjin, as më shumë as më pak. Gjuha shqipe është zyrtare dhe nuk negociohet.”