Anëtarët e rinj të KQZ-së betohen në Presidencë

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) janë betuar sot në Presidencë, pranë Ushtrueses së Detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu. Ceremonia e betimit shënon zyrtarisht fillimin e mandatit të anëtarëve të KQZ-së. Në këtë ceremoni morën pjesë 10 anëtarë.