**Ministrja e Kulturës pret ekipin e filmit “Dua” pas suksesit në Kanë**

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka pritur në takim ekipin e filmit “Dua”, pas suksesit të shkëlqyer në Festivalin e Kanës.

Filmi u nderua me çmimin “SACD” në kuadër të seksionit “Semaine de la Critique” (Java e Kritikës).

Gjatë takimit, ministrja Bogujevci përgëzoi regjisoren Blerta Basholli dhe të gjithë ekipin për këtë arritje të rëndësishme, e cila shënon një moment thelbësor për kinemanë e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ky sukses, u theksua, është një dëshmi tjetër e nivelit të lartë artistik të filmbërësve tanë dhe konfirmon praninë gjithnjë e më të fuqishme të kinemasë kosovare në festivalet më prestigjioze botërore.