Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) ka njoftuar se do të mbajë mbledhjen e radhës sot prej orës 17:45.

Sipas njoftimit zyrtar, pika kryesore e rendit të ditës është shqyrtimi i listës përfundimtare të renditjes së kandidatëve për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, bazuar në rezultatet e vlerësimit të paraqitura më 13 korrik 2026. Po ashtu, Bordi do të shqyrtojë edhe veprimet e mëtejshme procedurale që lidhen me këtë proces.