Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka deklaruar se mënyra e zgjedhjes së presidentit në Kuvend është në kundërshtim të plotë me rendin kushtetues dhe dy aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Bugaqkut, mënyra e veprimit dhe vendimmarrjes në Kuvend, si dhe procedura e zgjedhjes së presidentit të Kosovës, përbën një cenim të rendit kushtetues. Ai theksoi se kjo situatë vjen si pasojë e mosrespektimit të parimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, të cilat përcaktojnë qartë të gjitha procedurat për zgjedhjen e kreut të Republikës.
Bugaqku shtoi se, në veçanti, mënyra e votimit në raundin e parë për çështjen e presidentit, bie ndesh në mënyrë të plotë me dy vendime të mëparshme të Gjykatës Kushtetuese.
